Myler sjell frikë para Ligës së Kampionëve: Bajerni është në ngërç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 13:38

Myler sjell frikë para Ligës së Kampionëve: Bajerni është në ngërç

Tomas Myler ka shijuar një sërë suksesesh të rëndësishme kundër Borusia Dortmund në karrierën e tij, nga Superkupa e Kupa e Gjermanisë, deri te Liga e Kampionëve. Por dueli i fundit ka lënë nota të qarta pasiguri mbi vazhdimësinë te lojtarit me numër “25”.

MYLER

Kampionët e Bundesligës do të zbresin në fushë përball Arsenalit (9 prill) në raundin çerekfinal të Champions-it dhe një eliminim i mundshëm do t’i jap fund temës së trofeve te Bajerni në ciklin 2023- 2024: “Jemi të zhgënjyer me paraqitjen tonë. Ndeshjet e kombëtareve duket sikur na frenojnë ritmi. Zhvilluam ndeshje fenomenale kundër Mainc dhe Darmshtad, por nuk ndodhi e njëjta gjë edhe me Dortmundin.

Justifikimi do të rezultonte strategjia më e dobët në këtë moment. Borusia luajti ndjeshëm më mirë sesa ne dhe rezultati dha verdiktin final. Humbja e topave në masë dhe gabimet individuale nga grupi ynë na penalizuan. Ekipit i mungojë zhdërvjelltësia në ndërtimin e lojës. Ngërçi na u shfaq sërish, pas asaj periudhe të vështirë me 3 humbjet radhazi. Gara në Champions është e hapur për të gjitha ekipet e mbetura.

Megjithatë reflektimi në shumë elemente nga kontingjenti është i domosdoshëm, përndryshe do ta kemi shumë të vështirë”, përfundoi Myler. Bajern Mynih është shortuar me Arsenalin në Ligën e Kampionëve, ndërsa takimi i parë do të luhet në Londër, kurse kthimi vjen dy javë më pas në “Allianz Arena”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"