Mungesë te Tirana për ndeshjen me Jang Boisin, futbollisti bardheblu nuk udhëton me skuadrën drejt Zvicrës. Ja shkaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 11:46

Mungesë te Tirana për ndeshjen me Jang Boisin, futbollisti bardheblu nuk udhëton me skuadrën drejt Zvicrës. Ja shkaku

Tirana duhet të llogarisë mungesën e lojtarit Shaqir Tafa. Mbrojtësi 21-vjeçar, i cili u afrua këtë verë nga ekipi italian Sikula Leoncio, nuk ka udhëtuar me kampionët e Shqipërisë drejt Zvicrës. Shkak është bërë mospajisja me dokumentat e duhura për t’u federuar nga UEFA.

Shaqir Tafa
Në këtë situatë, qendërmbrojtësi nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Zvicrës. Futbollisti i Shqipërisë U21 ka firmosur për dy vite me 25-herë kampionët e Shqipërisë.

Tafa ka qenë në listën që Tirana kishte regjistruar në UEFA për këtë ndeshje, por dokumentet për federimin e tij nuk kanë ardhur në kohë dhe për rrjedhojë e ka patur të pamundur t’i bashkohet skuadrës në udhëtimin drejt Zvicrës.

(Nga i dërguari i “Panorana Sport” në Zvicër,  Olsi Avdija)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"