Mungesë e madhe për Ahmatajn, ja “gracka” e Tiranës për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 9:01

Mungesë e madhe për Ahmatajn, ja “gracka” e Tiranës për Kukësin

Erjon Hoxhallari është mungesa e madhe e Tiranës në sfidën me Kukësin, pasi u ndëshkua me të kuq në sfidën me korçarët.

TIRANA

Dy ndeshje rresht Tirana e pëson nga lojtarët. Kështu, në Durrës ishte Doka që la skuadrën me 10 vetë në fushën e lojës. Kujtojmë që këtë sfidë kthehet i dëmtuari Jonuzi. Në takimin me Kukësin, në fushë mund të jetë Gledi Mici. Mici së bashku me Najdovskin e Lulajn, do të përbëjnë treshen e mbrojtjes.

Në mesfushë pritet të luajnë, Meta, Deliu dhe Lushkja. Sulmi do të jetë triada e zakonshme Abazaj, Latifi dhe Haxhiu. Plani tjetër i Ahmatajt është aktivizimi i Jonuzit nga minuta e parë, Haxhiu të spostohet në mbrojtje dhe Lushkja pas dyshes Latifi-Abazaj. Mbetet për t’u parë se cili nga planet do të jetë zgjedhja e Julian Ahmatajt.

GHG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"