Moviola e Tirana-Dinamo/ Dy raste të diskutueshme, vendime të drejta të Jorgjit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 13:00

Moviola e Tirana-Dinamo/ Dy raste të diskutueshme, vendime të drejta të Jorgjit (VIDEO)

Derbi mes Tiranës dhe Dinamos pati pak raste të diskutueshme sa i takon gjykimit nga kryesori Enea Jorgji dhe asistentët e tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Në dy raste, që i takojnë pjesës së parë dhe kanë të bëjnë me golat e bardhebluve, ndërkombëtari ka marrë vendime të drejta.

UYTRIUI

8’ Jonuzi pason në zonë për Abazajn, ky e kthen direkt në qendër dhe Nikqi shënon me kokë. Ka dyshime fillimisht për pozicionin e Abazajt në momentin e pasimit të Jonuzit, por është Lorran që e mban në pozicion të rregullt lojtarin e Tiranës. Goli konfirmohet edhe nga VAR-i dhe loja vazhdon.  (VIDEO)

18’ – Tirana fiton penallti me Latifin. Qefalija e bezdis fillimisht në hyrje të zonës, sulmuesi i Tiranës avancon, pastaj lirohet nga Behiratçe. Pastaj ndërhyn sërish Qefalija që e godet, duke shkaktuar penallti. Edhe në këtë rast vendimi është i drejtë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"