Moviola e Teuta-Tirana/ Hamiti fal Kotobellin, goli i durrsakëve i rregullt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 12:44

Moviola e Teuta-Tirana/ Hamiti fal Kotobellin, goli i durrsakëve i rregullt (VIDEO)

Ndeshja e djeshme mes Teutës dhe Tiranës pati jo pak probleme për sa i përket rasteve të diskutueshme. Goli i dytë i Teutës është i rregullt, ndërsa mungon një e kuqe për Kotobellin. Vendim i drejtë i Hamititt e rasti i Albi Dokës.

HGJGJ

MINUTA E 1-rë: Fili ndërhyn keq ndaj Metës, por nuk ka karton. Hamiti vetëm qorton lojtarin. Mund të ishin ekstremitetet e një kartoni të kuq. Gjyqtari gabon, sepse nuk jep as të verdhë.

MINUTA E 32-të: Teuta pretendon për një penallti. Lushkja i bllokon rrugën Filit që rrëzohet. Durrsakët duan 11-metërsh, por nuk është i këtij vendim gjyqtari. Vendim i drejtë i arbitrit.

MINUTA E 33-të: Kotobelli shpëton nga kartoni i kuq. Kapiteni bën një faull në mesfushë ndaj Lushkjes në sytë e gjyqtarit, i cili vazhdon lojën. Ndoshta duhet të kishte ndalur takimin dhe ta ndëshkonte kapitenin durrsak me të verdhë. Do të ishte kartoni i dytë për Kotobellin. VIDEO) (VIDEO)

MINUTA e 82-të: Në zhvillimin e një goditje nga këndi të vendasve, topi mbetet në zonë dhe Lloci me kokë e shtyn në rrjetë duke barazuar shifrat. Pretendohet për një prekje të topit me dorë nga ana e Dacit. Gjyqtari kërkon ndihmën e VAR-it, ndërkohë që goli konfirmohet. Vendim i drejtë i gjyqtarëve, pasi topi nuk është kapur me dorë. Edhe nëse është kapur me dorë si fillim sfera ka prekur këmbën dhe më pas mund të ketë shkuar në dorë. Në asnjë rast nuk jepej faull në sulm. (VIDEO)

MINUTA e 87-të: Karton i kuq për Dokën. Mbrojtësi i bardhebluve proteston ndaj Hamitit, pasi ky i fundit kishte dhënë një faull në favor të Tiranës. Gjyqtari nuk e toleron dhe i tregon menjëherë kartonin e kuq. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"