Moviola e Skënderbeu-Tirana/ Gjyqtari Koçi e bën masakër, penallti e paqenë dhe mungon një i kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 14:32

Moviola e Skënderbeu-Tirana/ Gjyqtari Koçi e bën masakër, penallti e paqenë dhe mungon një i kuq (VIDEO)

Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Tiranës u mbyll në barazim 0-0. Një ndeshje që u ngatërrua jo pak nga gjyqtari i sfidës, Andi Koçi. Në fillimjep një të kuq të drejtë, por më pas bën lëmsh ndeshjen me një të kuq të padhënë dhe një penallti inekzistente. Në këtë situatë nuk llogariten kartonët e verdhë.

SGFHD

MINUTAT 12-15-të: Faull në mesfushë i Rabiut ndaj Latifit. Gjyqtari jep të verdhë, por Koçi thirret nga VAR-i për të rishikuar ndërhyrjen e Rabiut dhe pas pak çastesh të shikimit të pamjeve, anulon të verdhin dhe i tregon të kuqin futbollistit të Skënderbeut. Vendim i drejtë i Koçit. (VIDEO)

MINUTA e 20-të: Faull i Deliut ndaj Rashicës, protesta të vendasve që kërkojnë karton por gjyqtari Koçi nuk e sheh të arsyeshme ta ndëshkojë. Gabimi kryesorit dhe anësorit. Një i verdhë që mund të ishte i kuq në pjesën e dytë. (VIDEO)

MINUTA E 25-të: Top në thellësi për Nikajn, i cili gjuan para një ndërhyje të rëndë të Kozit ndaj tij me këmbë të ngritura. Sfera shkon jashtë ndërsa Koçi i tregon vetëm të verdhin portierit të Tiranës, mes protestave të vendasve të cilët kërkojnë të kuq. Gabim i rëndë i gjyqtarit. Duhet të jepte të kuq. (VIDEO)

MINUTA E 29-të: Pas një goditje këndi, gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë, për një prekje të topit me dorë nga Deliu në zonë. Gabim tjetër i kryesorit, pasi prekja me dorë nuk është e qëllimshme dhe pas një karamboli. (VIDEO)

MINUTA E 57-të: Rashica provon të hyjë në zonë, por rrëzohet pas një kontakti me Hoxhallarin. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Penallti nuk ka. Vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)

MINUTA E 79-të: Haxhiu mundohet të fitojë penallti duke u rrëzuar në zonë, Janaqi tërheq këmbën në momentin e fundit, duke shmangur kontaktin. Penallti nuk ka. Vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"