Moviola e Skënderbeu-Partizani/ Penalltia me VAR, falet Bytyçi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 13:58

Moviola e Skënderbeu-Partizani/ Penalltia me VAR, falet Bytyçi (VIDEO)

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, e fituar nga korçarët me shifra minimale, kishte disa momente të dyshimta në lidhje me gjykimin. Mungon një i verdhë për Liçon, teksa arbitrat duhet të kishin parë më me kujdes një ndërhyrje për të kuq të Bytyçit. Penalltia qëndron, me VAR-in, që bëri ndërhyrjen e duhur.

skenderbeu partizani

32′ Cara në krahun e majtë mundohet të pasojë në qendër, Prençi devijon jashtë. Protesta te “demat”, që kërkojnë penallti për prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë edhe pas konsultimit me VAR-in. Pamjet tregojnë për prekje në pjesën e supit, pa elementet e duhura për penallti. (VIDEO)

55′ Liço ndal Carën me duar në të majtën. Lata akordon vetëm faull, me pamjet që tregojnë se mesfushori korçar ka merituar të verdhin. E ka kapur për fyti kundërshtarin dhe nuk ka qenë i orientuar te topi.

58′ Në mesfushë Bytyçi ndërhyn rrezikshëm me taka ndaj Rashicës, që mbetet i shtrirë në tokë. Lata i jep direkt të verdhë mbrojtësit të Partizanit. Pamjet tregojnë se kjo ndërhyrje është në limitet e kartonit të kuq. Rashica heq topin dhe Bytyçi i “ngul” takën, pa prekur sferën. VARi dhe Lata duhej ta kishin shqyrtuar momentin.

78-81′ Liço rrëzohet në zonë pas një kontakti me Koçijan, teksa gjyqtari Lata bën shenjë për simulim. Më pas ai ftohet në VAR të shohë edhe një herë pamjet, ku Koçijan gjen këmbën e futbollistit vendës. Në fund Lata akordon penallti për Skënderbeun. E vështirë për t’u shquar në fushë nga kryesori, me VARin, që në këtë rast ka bërë ndërhyrjen e duhur. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"