MOVIOLA E KASTRIOTI-VLLAZNIA/ Enea Jorgji kthehet pas një muaji “pushim me detyrim” dhe bën gjithçka mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 18:33

MOVIOLA E KASTRIOTI-VLLAZNIA/ Enea Jorgji kthehet pas një muaji “pushim me detyrim” dhe bën gjithçka mirë

Enea Jorgji rikthehet të gjykojë pas më shumë se një muaji dhe ia del të nxjerrë në pah anën më të mirë, duke menaxhuar thuajse gjithçka në mënyrë perfekte në ndeshjen Kastrioti-Vllaznia, aq sa edhe klubet në fund nuk patën asnjë pretendim ndaj tij.

adasdas

Në këtë sfidë ishin dy raste për t’u veçuar që u zgjidhën nga kryesori në fushë.

26’ Goditje këndi për Vllazninë, aty ku Hakaj kroson nga e djathta për në shtyllën e dytë, por Zogaj largon, teksa shkodranët pretendojnë për prekje me dorë. Jorgji merr konfirmim nga VAR-i dhe rinis takimin, me vendimin që duket i drejtë.

45+1’ Juriç në një duel në zonë mban Rexhinaldon, me këtë të fundit që rrëzohet. Jorgji akordon penallti dhe kartonin e dytë të verdhë për lojtarin e Vllaznisë. Nga pamjet duket vendim i drejtë i kryesorit, me VAR-in që nuk ndërhyn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"