MOVIOLA E EGNATIA-PARTIZANI/ Raste me shumicë, gol i anuluar dhe disa momente të dyshimta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 14:44

MOVIOLA E EGNATIA-PARTIZANI/ Raste me shumicë, gol i anuluar dhe disa momente të dyshimta

Ndeshja e djeshme me arbitër kryesor Laver Allën, kishte një mori rastesh të dyshimta dhe të interpretueshme. Ka disa momente për penallti, më i diskutueshmi i Skukës, dhe një gol të anuluar për Egnatian. 30’ Shënon Egnatia me Montenegron, por protestojnë lojtarët e Partizanit për një faull të Fernandos ndaj Rrapajt gjatë aksionit, kur topin e kishte ende në zotërim Partizani.

egnatia partizani 2

Ndërhyrja ka intensitet, por pas saj topin vijon ta mbajnë të kuqtë, që finalizojnë aksionin me një goditje drejt portës, e cila grushtohet nga Sherri dhe më pas Fernando mësyn drejt zonës së kuqe. Rasti rishikohet në VAR, që lë në fuqi gjithçka. 35’ Rrapaj rrëzohet në një duel me Fangajn dhe kërkon penallti. Alla vijon lojën. Sa i përket ndërhyrjes, është e interpretueshme, por më së shumti ngjan me një përpjekje e Rrapajt për të fituar një penallti. Nga ana tjetër, duket sikur kontakti ka nisur pak centimetra jashtë vijës së zonës së 16-metrave.

Në të njëjtin aksion Keko rrëzohet në zonë, këtë herë në një duel me Ndrecën. Të dy lojtarët janë me shpinë nga porta. Ka një ndërhyrje të mbrojtësit, në një duel ajror për topin. Alla vijon lojën. 56’ Sota rrëzohet në zonë në një përplasje në zonë në zhvillimet e një goditjeje dënimi. Ka një mbajtje, por më së shumti duket një duel fizik i zakonshëm në të tilla goditje standarde. 59’ Zejnullai bie në tokë në një duel me Buxhelajn dhe reklamon penallti. Pamjet tregojnë se mbrojtësi i ka marrë kohën mesfushorit të Egnatias.

egnatia partizani 3

63’ Skuka rrëzohet në zonë, pas një kontakti me Malotën në limitet e fushës në zonën e 16-metrave. Alla vijon lojën, por e ndal VAR-i për konfirmim të rastit. Pas një shqyrtimi prej një minute e gjysmë nga Yzeiraj, Alla i qëndron vendimit të parë. Pamjet tregojnë për një pengim të Malotës ndaj Skukës.

67’ Preka prek topin me dorë në zonë, por Alla vijon lojën. Prekja ekziston, por lojtari e bën në rënie e sipër, me dorën mbështetëse. 70’ Montenegro merr topin në duart e Qirkos, pason për Fernandon dhe braziliani realizon. Yzeiraj në VAR ndal gjithçka dhe pas tri minutash sinjalizon Allën të shohë rastin në monitor. Kryesori më pas e anulon vendimin e parë të tij. Pamjet nuk janë të qarta, por mbetet një moment i interpretueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"