MOTO GP/ Lorenco në “pole position” për pak të mijëta, ndjek Doviciozo. Rosi një dështim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 16:49

MOTO GP/ Lorenco në “pole position” për pak të mijëta, ndjek Doviciozo. Rosi një dështim

Horge Lorenco ka siguruar “pole position” ditën e sotme, për garën që do të mbahet nesër në Çmimin e Madh të Spanjës. Piloti i Dukatit, arriti kohën 1 minutë, 46 sekonda e 881 të qindtat, duke qenë kështu vetëm 14 të mijëtat më i shpejtë se shoku i skuadrës, Andrea Doviciozo, i cili do ta nisë i dyti nesër.

lorenco

Nga vendi i tretë, do të jetë Mark Markez, ndërsa më pas ndjekin me radhë, Kal Kratçlou, Ianone si dhe Pedrosa. Pilotët e Jamahas bënë një paraqitje për t’u harruar, pasi Vinjales u rendit vetëm i 11-ti, ndërsa Rosi do ta nisë nga vendi i 18-të.

provat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"