“Monstra të tillë si ky arbitër nuk duhen të vendosin kurrë drejtësi”, trajneri vlonjat shpërthen pas ndeshjes: Federata të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 20:48

“Monstra të tillë si ky arbitër nuk duhen të vendosin kurrë drejtësi”, trajneri vlonjat shpërthen pas ndeshjes: Federata të…

Trajneri vlonjat i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj gjyqtarit Gramos Shala, pas humbjes 2-1 që skuadra e tij pësoi ndaj Llapit në Podujeve.  

mezani

Vendasit arritën të triumfonin falë një penallti në minutat e fundit, e cila u kundërshta nga skuadra e Gjilanit.  

Llapi

Fillimisht, Llapi dështoi të shënonte nga penalltia, por gjyqtari vendosi ta përsëriste me pretendimin se portieri kishte dalë jashtë vijës. Në tentimin e dytë, Llapi mori epërsinë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Mezani u shpreh:  

“Monstra të tillë si ky arbitër nuk duhen të vendosin kurrë drejtësi. Nuk fitoi Llapi, fitoi arbitri. Këto lloj arbitrash e prishin futbollin e Kosovës.  

E ka parë gjithë Kosova. Federata duhet të marrë masa. Këtu nuk duhet të flitet për futboll sepse e dominuam Llapin. Këtu duhet të flitet për një monstër që vendosi ndeshjen. 

 Ai e vendosi ndeshjen dhe Federata duhet të marrë masa për gjyqtarë të tillë. Këta monstra vendosin ndeshjen dhe Federata duhet ta shikojë këtë ndeshje e ta dënojë atë”, ka thënë Mezani. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"