Miqësorja e parë shkon për skuadrën e Ardi Beharit, Shqipëria U-17 mund në Kukës Kosovën me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2023 | 17:26

Miqësorja e parë shkon për skuadrën e Ardi Beharit, Shqipëria U-17 mund në Kukës Kosovën me përmbysje

Kombëtarja shqiptare U-17 triumfoi me përmbysje 2-1 në miqësoren e parë me Kosovën U-17, që u luajt në stadiumin “Kukës Arena”.  Për kuqezinjtë shënuan Matias Gici dhe Renato Halili.

shqiperia u17

Trajneri Ardi Behari e nisi ndeshjen me këtë formacion: Etem Xhemali, Davide Avdullari (C), Kris Gecaj, Fabjano Nuhaj, Renato Halili, Eraldo Karaj, Kleo Shpuza, Jurgen Peci, Mateo Dashi, Brayan Gjyla, Oresti Rifa.

Pjesa e parë, për ekipin e drejtuar nga trajneri Behari përfundoi në disavantazh 0-1. Kosova U-17 zhbllokoi takimin në minutën e 25-të me Fation Haxhiu. Megjithatë pjesa e dytë ishte një tjetër simfoni.

Trajneri Ardi Behari kreu disa zëvëndësime duke aktivizuar lojtar si Vogli, Sina dhe Gici. Pikërisht ky i fundit ishte vendimtar duke barazuar rezultatin 1 minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt, 89-tën, ndërsa përmbysja erdhi në minutën e tretë shtesë me Halilin.

Të dyja skuadrat do të zhvillojnë sërish një tjetër ndeshje miqësore dy ditë më pas, më 16 tetor, po në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 11:00.

Këto teste janë të rëndësishme për Shqipërinë U-17, në prag të kualifikueseve të Euro 23/24 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën 15-21 nëntor 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"