Miqësoret mes skuadrave të Kategorisë së Parë, fitojnë Flamurtari dhe Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2023 | 21:54

Miqësoret mes skuadrave të Kategorisë së Parë, fitojnë Flamurtari dhe Bylisi

Paralelisht me startin e Kategorisë Superiore, edhe skuadrat e Kategorisë së Parë po bëjnë rregullimet e fundit sa i përket përbërjes së tyre për edicionin e ri që nis në ditët e para të shtatorit për ta. Kështu, në fushën e lojës sot për miqësore kanë qenë ekipe të ndryshme, teksa ka pasur dy ndeshje që janë zhvilluar mes skuadrave të kësaj kategorie.

flamurtari apolonia

Flamurtari ka mundur me shifrat 3-2 Apoloninë në një duel mjaft të luftuar, që është zgjidhur nga penalltia e Dalanajt në minutat e fundit. Më parë kishte shënuar dy gola Pjeshka për vlonjatët, teksa Maksuti dhe Kaçanolli kishin tundur rrjetën për ekipin fierak.

Kurse Bylisi ka gjetur te Serxho Emini një lojtar tek i cili mund të përqendrojë sulmin për këtë edicon, pas largimeve të shumta. Djaloshi shënoi të dy golat në suksesin 2-0 ndaj Luzit, duke treguar se skuadra ballshiote vazhdon të jetë një prej pretendenteve për ngjitjen në elitë.

Flamurtari-Apolonia 3-2
Golat:
Pjeshka 48’, 79’, Dalanaj 87’ (11-m) / Maksuti 39’, Kaçanolli 63’

Bylisi-Luzi 2-0
Golat:
Emini 20’, 35’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"