Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Dytë, Skënderbeu triumfon me 3 gola/ Ja cilët realizuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 20:10

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Dytë, Skënderbeu triumfon me 3 gola/ Ja cilët realizuan

Skënderbeu ka përfituar nga ndalesa e kampionat për shkak të angazhimit të ekipit Kombëtar, teksa ditën e sotme në ambientet e stadiumit në Korçë, zhvilloi një test miqësor ndaj Devollit, skuadër që këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Dytë.  

Skenderbeu miqesore

Ky duel u fitua nga korçarët e trajnerit Gvozdenoviç me rezultatin 3-0, teksa tekniku i Skënderbeut, preferoi të aktivizonte lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësira në 2 ndeshjet e para të kampionatit. Muharem, Fleçer dhe mbrojtësi Lamellari ishin autorët e golave për skuadrën korçare në miqësoren e sotme.  

Vlen të theksohet fakti se të dyja pjesët u zhvillua nga 30 minuta. Një miqësore që u shërben të dyja ekipeve për të mbajtur lojtarëve në tonus. Skuadra e Devollit starton kampionatin në datën 23 shtator, me ndeshjen e parë që do e luajë në transfertë ndaj Delvinës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"