Milani tentoi të prishte festën e Interit pas fitores, në stadium u vendos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 23:32

Milani tentoi të prishte festën e Interit pas fitores, në stadium u vendos…

Milani ka dalë kokulur nga derbi ndaj Interit për herë të 6-të radhazi, sinjal i dominimit të zikaltërve të cilët për herë të parë në histori festuan pikërisht titullin kampion në një ndeshje të tillë.

inter

Kuqezinjve u dogji shumë ky sukses i rivalëve historikë dhe u munduan që të prishnin festën e tyre pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes që dekretoi suksesin 2-1 zikaltër dhe garancinë matematikore të titullit të 20-të për ta.

Në altoparlantët e stadiumit u vendos menjëherë muzikë tekno me volum të lartë, për të mbuluar festimet në fushë të lojtarëve dhe ato të tifozëve të shumtë në tribunat e “San Siro”. Një taktikë që nuk funksionoi për Milanin që ishte pritës, pasi festa e miqve vazhdoi pa u ndalur, por thjesht dha një imazh të keq për klubin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"