Milani e dëshiron, futbollisti i Realit nuk do të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 20:16

Milani e dëshiron, futbollisti i Realit nuk do të largohet

Megjithëse nuk ka dhënë atë që pritej te Reali, sulmuesi serb Luka Joviç dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe të fitojë besimin e trajnerit Zinedin Zidan.
jovic.real.madrid.2019.201.750x450
Sipas mediave spanjolle, 22-vjeçari nuk pranon të konsiderohet një “dështim” te 13-herë kampionët e Europës dhe pavarësisht konkurencës së madhe në repartin sulmues, ai beson se mund t’ia dalë mbanë të jetë titullar.

Joviç kërkohet me këmbëngulje nga Milani, i cili kërkon të ndërtojë një repart të fortë sulmi me kroatin Ante Rebiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"