Mijëra punëtorë të vdekur në stadiumet e Katarit, tifozët europianë thirrje kombëtares së tyre: Bojkotoni Botërorin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:00

Mijëra punëtorë të vdekur në stadiumet e Katarit, tifozët europianë thirrje kombëtares së tyre: Bojkotoni Botërorin!

Klubi norvegjez Tromso i ka bërë kërkesë Federatës së Futbollit të Norvegjisë që të bojkotojë kampionatin e ardhshëm botëror në Katar 2022. Protesta e klubit nordik lidhet me raportimet e fundit në mediat botërore se në Katar kanë vdekur rreth 6500 punëtorë për shkak të kushteve skandaloze të punës në impiantet e reja për Botërorin e vitit të ardhshëm.
illll
“Tromso i bën thirrje Federatës Norvegjeze të Futbollit që të mbështetë bojkotin e Kupës së Botës 2022. Besojmë se edhe nëse Norvegjia kualifikohet për fazën finale, ne duhet t’u themi Jo, faleminderit! Nuk udhëtojmë drejt Katarit”, shkruhet në njoftimin e Tromsos.

Apelit që Norvegjia të bojkotojë Kupën e Botës në Katar i janë bashkuar dhe tifozë të klubeve të tjera, edhe të Rozenborgut, klubi më i suksesshëm i futbollit vendas.

“The Guardian” publikoi para disa ditësh një raport të punëtorëve që kanë vdekur gjatë ndërtimit të stadiumeve të reja në Katar për shkak të urisë, kushteve skandaloze të jetesës, koronavirusit etj. Katari hodhi poshtë një shifër të tillë, duke thënë se numri i viktimave është vetëm 37, të cilët kanë humbur jetën vitin e fundit për shkak të COVID-it.

tromsooo
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"