Migjen Basha bëhet baba në Ditën e Pavarësisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2014 | 11:06

Migjen Basha bëhet baba në Ditën e Pavarësisë

Migjen Basha me bebinMigjen Basha, futbollisti i Torinos dhe i kombëtares shqiptare, dhe bashkëshortja e tij kanë një arsye më shumë që në familjen e tyre të festojnë ditën e flamurit. Dy gëzime në një ditë: ata kanë sjellë në jetë vajzën, më 28 nëntor. Alisia është fëmija i parë i ciftit Basha, ndërsa ditëlindja e saj do të mbahet mend se përkon me festën e madhe kombëtare. “Lindi ylli i babit…mirë se vjen në këtë botë mrekullia jonë….ALISIA”, – ka shkruar Migjen Basha në profilin e tij në Facebook, duke publikuar edhe një foto duke mbajtur beben në dorë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"