Mici i jep lamtumirën Kukësit me akuza shumë të rënda

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 4, 2016 | 11:24

Mici i jep lamtumirën Kukësit me akuza shumë të rënda

Mbrojtësi Gledi Mici ka zyrtarizuar largimin e tij nga Kukësi nëpërmjet një deklarate shumë të rëndë në adresë të klubit verilindor. Futbollisti ka bërë një postim në Facebook duke konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve, ndërsa ka akuzuar persona brenda klubit për “poshtërsi” ndaj lojtarëve.

13932981_1841145769451759_634802457_n

“Futbolli është për t’u luajtur dhe shijuar dhe jo nëpërmes këtij sporti kaq të bukur që nuk rrimë dot asnjë ditë pa të, të bëhen padrejtësi. U kërkoj falje tifozëve kuksian dhe Kukësit, por unë nuk mund të jem pjesë e një skuadre ku njerëz te saj mendojnë vetëm e vetëm si të dëmtojnë lojtarët e saj nëpërmjet poshtërsirave që bëjnë në kontrata.

gledi mici

Gjithsesi në të mirë dhe në të keq ne kemi fituar dhe trofe të gjithë së bashku dhe Gledi Mici nuk është asnjëherë mosmirënjohës në jetë kështu që falënderoj të gjithë Kukësin që isha pjesë e kësaj familje. Klubi është më i madh se unë, se Malota e se çdo lojtar tjetër kështu që futbolli vazhdon dhe suksese Kukësit!”, ishte mesazhi i qartë i mbrojtësit.

mici malota

Mici ka bërë kërkesë në FSHF për të zyrtarizuar ndërprerjen e kontratës së tij me Kukësin, pasi klubi pretendon se ka marrëveshje edhe për një tjetër vit me futbollistin e talentuar i cili kërkohet nga shumë skuadra të Superiores dhe jashtë Shqipërisë.






www.minuta90.com