Merkato e dimrit, Lushnja njeh më shumë “firo”. Ish-mesfushori i Partizanit është i larguari i radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2024 | 15:59

Merkato e dimrit, Lushnja njeh më shumë “firo”. Ish-mesfushori i Partizanit është i larguari i radhës

Prej dy ditësh Lushnja ka nisur programin stërvitor për pjesën e dytë të sezonit. Skuadra ka nevojë për përforcime në merkaton e dimrit, por për momentin bilanci anon ndjeshëm nga largimet. Klubi lushnjar ka bërë vetëm një përforcim deri më tani në merkato, duke zyrtarizuar mesfushorin Henri Sulovari, që në dy sezonet e fundit ka luajtur me Besën e Kavajës.

ismailaj

Ai ka nënshkruar deri në fund të sezonit me Lushnjën. Ndërkohë, klubi lushnjar ka ndërprerë bashkëpunimin me tre futbollistë. “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për Visard Fikajn, Gilberto Gegën dhe Niko Zisin, që nuk do të jenë më pjesë e Lushnjës për pjesën e dytë të sezonit. Por kësaj tresheje pritet që t’i shtohet edhe mesfushori Lauren Ismailaj.

Pas 6 muajsh kontratë me verdhëjeshilët, ish-futbollisti i Partizanit mësohet se i ka ndarë rrugën me Lushnjën duke dalë lojtar i lirë dhe pritet që shumë shpejt të mësohet edhe destinacioni i ri i 28-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"