Merkato e denjë për Champions me sulmuesen e Kombëtares, Vllaznia synon kualifikimin me 7 afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2021 | 23:45

Merkato e denjë për Champions me sulmuesen e Kombëtares, Vllaznia synon kualifikimin me 7 afrime

Kampionia e Shqipërisë në futbollin e femra, Vllaznia, po mendon jo vetëm për të përsëritur sukseset e viteve të fundit në futbollin shqiptar, por edhe në arenën ndërkombëtare. Skuadra kuqeblu, ka bërë sot prezantimin e 7 afrimeve të bujshme në merkato, që e bëjnë atë padyshim pretendenten kryesore për të fituar titullin e 9 kampion radhazi.

vllaznia ferma

Por mbi të gjitha, e bëjnë një skuadër me ambicie për të ecur në Ligën e Kampioneve, turne ku shkodranët kanë pasur sukses edhe në të kaluarën. Presidenti Lazer Matija ka prezantuar sot blerjet e reja për ekipin e tij: Qendresa Krasniqi, Gresa Berisha, Lumbardha Misini, Ana Buhigas (spanjolle), Bruklin Tajder (kanadeze), Xhulia An Setler (amerikane) dhe Melisa Garsia (amerikane).

Ajo që bie në sy është padyshim sulmuesja Qendresa Krasniqi, e cila prej shumë vitesh është një ndër elementët më të spikatur të përfaqësueses shqiptare. Ajo ka luajtur në Zvicër në karrierën e saj e tashmë vjen në Shqipëri për t’u bërë pjesë e Vllaznisë.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e ekipit të Vllaznisë. Falënderoj shumë presidentin dhe trajnerat, të gjitha lojtaret e ekipit për pritjen që më kanë bërë. Me të vërtetë jam shumë e befasuar me këtë pritje që më kanë bërë. Jemi duke u përgatitur shumë mirë dhe shpresoj që do të arrijmë suksese me garat në Champions League”, ishin fjalët e Krasniqit pasi u prezantua si blerja më e re e skuadrës kuqeblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"