Mensah e ka bërë si rrugë, Bintsuka për të thyer “akullin”/ Golat kundër Tiranës, Partizani e di formulën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 14:49

Mensah e ka bërë si rrugë, Bintsuka për të thyer “akullin”/ Golat kundër Tiranës, Partizani e di formulën

Të dielën Partizani zhvillon derbin e dytë të madh të këtij sezoni, ku do të synojë të ruajë ecurinë pozitive ndaj Tiranës. Në një derbi, sytë janë tek e gjithë skuadra, por gjithnjë sulmuesit marrin vëmendjen më të madhe, si ata, që mund të zgjidhin të tilla ndeshje falë aftësive individuale.

partizani derbi

Dhe te Partizani mund të themi se nuk kanë zhgënjyer aspak. Thuajse kushdo që i është besuar një vend në ofensivë, e ka justifikuar veten dhe ka arritur të shënojnë. Janë plot 4 sulmues të Partizanit, që kanë arritur të tundin rrjetën në derbi dhe e dinë shumë mirë “formulën” ndaj bardhebluve. Sakaq, Bintsuka është ndër të paktët që nuk e ka ndëshkuar ende Tiranën.

CARA-MBA – Dy beniaminët e sulmit të kuq e kanë bërë “sefte” në një ndeshje të sezonit të shkuar, kur shënonin të dy në një derbi të fituar me shifrat 2-0. Më 19 tetor Mba realizonte në minutën e 20-të, ndërsa Cara shënonte me thembër në të 79-ën, që ishte edhe goli i parë për kavajasin ndaj bardhebluve.

DA SILVA – Edhe braziliani di të shënojë në derbi. Ai e ka treguar këtë vjet në një barazim 1-1 në një derbi mjaft të ndezur. Da Silva shënonte në minutën e 53-të, pas asistit të Mbasë, për t’u barazuar më pas me një gol në Deliut në minutat e fundit.

SULMUESIT NE DERBI

MENSAH – Tirana është preja e dytë e preferuar e ganezit. Ai ka arritur t’u shënojë plot 4 herë bardhebluve, tri herë kur ishte pjesë e Skënderbeut dhe një herë në derbin e shkuar, ku u dha tri pikë plot vlera të kuqve. Po katër gola ganezi i ka shënuar edhe Partizanit, sërish kur ishte pjesë e korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"