“Me Solskjaer kisha një marrëdhënie të mirë”, flet Lukaku: Isha paralajmëruar që kur të vij në Itali…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 19:53

“Me Solskjaer kisha një marrëdhënie të mirë”, flet Lukaku: Isha paralajmëruar që kur të vij në Itali…

Romelu Lukaku ka gjetur përsëri shkëlqimin e tij, teksa po tregon performanca të shkëlqyera me Interin.romelu lukaku

Belgu zgjodhi të largohej nga Junajtid në merkaton e verës, për shkak se nuk po gjente shumë minuta me ekipin e drejtuar nga Solskjaer. Pavarësisht formës së mirë të treguar, sulmuesi është përballur edhe me disa probleme në Itali, siç është racizmi.

Pikërisht për këtë ka folur edhe vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë është shprehur se ishte paralajmëruar për këto.“Në Kaljari ishte një moment i vështirë, por unë isha paralajmëruar për këto para se të vija në Itali. Federata italiane dhe UEFA duhet të bëjnë më shumë për këtë problem.

Jo vetëm të ngremë zërin kundër racizmit, por edhe ta luftojmë atë. Sidoqoftë Italia më pëlqen, ka njerëz të shkëlqyer dhe dashamirës, gjithashtu edhe familjes sime i pëlqen ky vend.lukaku

Largimi nga Premier Liga? Marrëdhënia ime me Solskjaer ishte shumë e mirë, por unë doja të largohesha, këtë ia kisha thënë që në mars. Ai respektoi zgjedhjen time, edhe pse donte të më mbante.”, u shpreh Lukaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"