“Më nënvlerësonin prej gjatësisë”, rrëfimi special i Altin Lalës: Ju tregoj si u bëra tifoz i Hanoverit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2019 | 12:49

“Më nënvlerësonin prej gjatësisë”, rrëfimi special i Altin Lalës: Ju tregoj si u bëra tifoz i Hanoverit

Amir Abrashi do të përballet me Hanoverin në fundjavë dhe përpara këtij takimi, faqja zyrtare e klubit të Frajburgut ka përzgjedhur një njeri jo pak të njohur për mesfushorin shqiptar për të prezantuar kundërshtarin.

lala

Altin Lala, është intervistuar nga Frajburg dhe ka rrëfyer nisjen e karrierës së tij në Gjermani, rekordet me Kombëtaren si dhe mënyrën si është bërë pjesë e Hanoverit dhe tifoz me këtë klub, për të përfunduar më tej një legjendë e skuadrës gjermane në të cilën për disa vite ka luajtur me shiritin e kapitenit në krah.

FËMIJËRIA – “Kam lindur në Tiranë në vitin 1975 dhe kur kam nisur futbollin, nuk i pëlqeu babait tim. Sipas tij, duhet të fokusohesha te mësimet. Në Shqipëri është mot i ngrohtë, kishim ambiente të hapura dhe mendoja vetëm për të luajtur. Në moshën 11-vjeçare jam regjistruar në klub. Në shumicën e rasteve më nënvlerësonin prej gjatësisë, por me kalimin e kohës binda me aftësitë që kisha”.

Lala lamtumire Hanoverit

GJERMANIA – “Shfrytëzova Kombëtaren U-16 për të mbërritur në Gjermani. Ishte periudha e ndryshimeve politike dhe futbollistët shqiptarë e kishin të pamundur të luanin jashtë. Shumë prej nesh shfrytëzuan ndeshjen në Ofenbah për të qëndruar në Gjermani.

Ishte periudhë e vështirë, kohë e ftohtë nëntori dhe nuk dinim gjuhën. Në Hesian të Gjermanisë gjeta vetëm natyrë dhe ndryshe nga Tirana që kisha lënë një qytet të madh. Krejt ndryshe nga shijet e mia (qesh). U sistemuam dhe si lojtarë kombëtareje gjetëm shpejt një ekip”.

fuer-den-osv-als-scout-taetig-96-legende-altin-lala

HANOVERI – “Një ekip që thuajse nuk ishte dëgjuar në Shqipëri, por është disi për të qeshur. Në momentin kur kam nisur të jetoj në Gjermani, Hanover 96 ishte skuadra e parë që kam parë në televizor. Ishte viti 1992, pas një transmetimi festiv, nisi finalja e Kupës së Gjermanisë.

Hanover-B.M.Gladbah, në të cilën Hanover e fitoi dhe Jorg Zivers ngriti trofeun pasi ia doli që të eliminojë Gladbahun me penallti. Karriera? Më vonë isha në të njëjtën skuadër me të te Hanoveri. A nuk ju thashë që është për të qeshur? Kishte disa lojtarë që kanë luajtur akoma me mua te Hanover, që prej asaj finaleje”.

Lala 3

SEZONI MË I MIRË– “Nga Bundesliga dy në të parën, në vitin 2002 kam luajtur të gjitha ndeshjet. Ishte sezoni më i mirë për mua. Nuk mendoja kurrë që të kisha një rol specifik, por bëja vetëm rolin e një luftëtari. Stili im ishte të jepja gjithçka në fushë dhe ashpër. Nuk dija ndryshe.

Unë pëlqej të udhëtoj, por kam refuzuar që të ndërroj ekip, edhe pse kam pasur oferta. Njerëzit më donin dhe ndihesha mirë si në ekip, edhe në qytet”.

altin lala armand duka

KOMBËTARJA- “Kam jetuar në qytet mes dy stadiumeve dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë të bëhesha një lojtar me shumë ndeshje në ekipin e Kombëtares. Kur e kam nisur karrierën me Kombëtaren A, ishte ndjenjë e papërshkrueshme dhe e paimagjinueshme për mua, edhe pse në fëmijëri kam ndjekur pa fund ndeshje të saj si tifoz”, ka deklaruar Altin Lala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"