“Më mirë të fitojë Tirana në derbi”, Bakaj: Nuk dua të kthehem në Superiore…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2019 | 23:02

“Më mirë të fitojë Tirana në derbi”, Bakaj: Nuk dua të kthehem në Superiore…

Elis Bakaj, slumuesi i Shahtjor Solisgroskit në Bjellorusi, ka marrë pjesë në emision “Zona Gol” dhe ka folur për kampionatin bjellorus dhe diferencat me futbollin shqiptar. Gjithashtu, Bakaj ka folur edhe për derbin e madh Partrizani-Tirana.

bandicam 2019-05-05 22-50-15-593E keni nisur mirë këtë sezon?

E kemi filluar shumë mirë këtë vit. Investimet janë të shumta në këtë vit dhe merkatoja ka qenë shumë e mirë. Jemi një ndër pretendentët kryesor për të fituar kampionatin.

Ke menduar një rikthim në Superiore?

Nuk e kam menduar dhe dua të vazhdojë të luajë sa më shumë jashtë Shqipërisë. Mosha sa vjen nuk është në favorin tim, por unë jam në një formë optimale. Jam ambientuar shumë mirë këtu. E kam nder që kam qene pjesë e Tiranës. Ky ekip do të rikthehet aty ku duhet, duhet pak kohë, sepse nuk është me buton futbolli.

Sa diferenca ka skuadra juaj me Baten dhe Bjellorusia me Shqipërinë?

Diferencat nuk janë shumë të mëdha. Buxheti është thuajse i njëtë. Diferenca me kampionatin shqiptar dhe bjellorus, është vetëm ana financiare. Këtu ka buxhete me 6,7,8,9 milionë euro. Në Shqipëri nuk ka skuadra me kaq buxhet. Futbolli shqiptar nga ana tjetër, ka lojtarë shumë cilësorë dhe ndaj largohen jashtë shtetit.

Derbi Partizani-Tirana, këshilla për Halilin?

Hallili nuk ka nevojë për këshilla. Ai e di shumë mirë ta motivojë ekipin para derbit. Partizani është kampion me 95%, për mendimin tim, për të mirën e futbollit shqiptar, më mirë të fitojë Tirana. Të fitojë Tirana dhe të shpëtojë nga kjo periudhë dhe në fund të fitojë futbolli shqiptar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"