Mbrojtësi i merr shiritin Serxho Ujkës, ja kush është kapiteni i ri i Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 12:31

Mbrojtësi i merr shiritin Serxho Ujkës, ja kush është kapiteni i ri i Laçit

Ndeshja me Tiranën në “Elbasan Arena” pati një befasi te Laçi. Me shiritin e kapitenit në krah nuk ishte si zakonisht mesfushori Serxho Ujka, por mbrojtësi i qendrës, Ajdi Dajko.

laci

Një vendim që habiti jo pak, në një kohë që nuk dihet ende nëse është urdhër i drejtuesve, apo heqje dorë e vetë Ujkës nga shiriti i kapitenit. Ky i fundit është një nga futbollistët më të rëndësishëm të kurbinasve në sezonet e fundit, madje gjatë merkatos së janarit, u përfol shumë një transferim drejt Ukrainës.

Mesfushori ka rinovuar kontratën me klubin bardhezi dhe tashmë shihet si lojtari që mund të mbushë arkat e Laçit, në rast transferimi në një klub jashtë vendit. Ofertat për 25-vjeçarin kanë qenë të shumta, por mesa duket Laçi nuk është bindur.

Ndërkohë, qendërmbrojtësi Dajko është një prej futbollistëve konstantë në formacionin e Laçit këtë sezon. 21-vjeçari është rritur te akademia e AEK-ut dhe ky është viti i parë që luan në Kategorinë Superiore. Dajko është kontingjent i Kombëtares U-21 të Shqipërisë prej dy vitesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"