Mbrojtësi i Kombëtares U21 huazohet te Dinamo, blutë në kërkim të një sulmuesi

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 9, 2018 | 19:19

Mbrojtësi i Kombëtares U21 huazohet te Dinamo, blutë në kërkim të një sulmuesi

Investimi në akademinë bardhelbu është duke dhënë frytet e veta për skuadrën kryeqytetase. Një numër i madh elementesh i janë bashkuar skuadrës së parë si vlerë e shtuar e familjes. Një prej tyre është edhe Marlind Nuri. Mbrojtësi i djathtë, i cili punon prej disa sezonesh me ekipin e parë, është transferuar te Dinamo. Mbrojtësi 20-vjeçar u është bashkuar bluve për pjesën e mbetur të sezonit, në mënyrë që të ketë mundësi që të tregojë aftësitë e tij dhe të marrë më shumë eksperiencë.

Marlind-Nuriu

Mbrojtësi ka nisur dje seancat stërvitore me skuadrën tjetër kryeqytetase, ku do të kërkojë që të shfaqë vlerat e tij. Nuri, megjithëse në moshë të vogël, ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Tiranës. Kjo e bën atë që të ketë një përgatitje të plotë në krahasim me bashkëmoshatarët e tij.

Nuriu

Faza – Ekipi i Dinamos ka filluar fazën përgatitore. Në fokus të trajnerit Allmuca është një sulmues, paçka se kryeqytetasit kanë në dispozicion Mirel Çotën dhe Markovanbasten Çeman. Drejtuesit janë të kënaqur me ta, por kjo nuk do të thotë që mos të kërkojnë dhe një sulmues tjetër.  Drejtues të klubit bëjnë me dije për gazetën se një sulmues që të bëjë diferencën është prioritet për Dinamon, por akoma nuk ka një emër konkret. Gjatë merkatos do studiohen disa alternativa.

SKERDILAID SULOZEQI





www.minuta90.com