Mbape te Real Madrid sezonin e ardhshëm, “galaktiku” Luis Figo: Shpresoj të jetë i lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 21:51

Mbape te Real Madrid sezonin e ardhshëm, “galaktiku” Luis Figo: Shpresoj të jetë i lumtur

Luis Figo është një nga blerjet më me bujë të historisë së Real Madrid. Transferimi i tij nga Barcelona te Real Madrid në verën e vitit 2000, do të mbetet, ose me saktë është një nga transferimet më me polemika të historisë së futbollit. Padyshim që portugezi në vitet në vijim i tregoi vlerat e tij tek “Los Blancos”, tek të cilët qëndroi për plot 5 vite.

1283312-27658904-2560-1440

Së fundmi, “galaktiku” portugez, është marrë në intervistë nga “Marca” dhe është pyetur në lidhje me situatën e madrilenëve për momentin, por sigurisht edhe për transferimin e bujshëm të Kilian Mbape që pritet të realizohet në verë.

“I shoh mirë. Kanë një skuadër me kualitet, te re, dhe të etur për trofe. Mendoj që do të shpallen kampionë këtë vit.

MBape? Do ti them që të ndihet i lumtur. Të jesh i lumtur është gjëja më e rëndësishme në jetë. Unë isha në kërkim të lumturisë dhe kisha fatin e madh që erdha tek Real Madrid, dhe qëndrova për 5 vite.”

Luis Figo ishte pjesë e armatës së yjeve që më pas u shndërruan në “galaktikët” te Real Madrid. Për sa kohë ai qëndroi në kryeqytetin spanjoll, arriti të fitojë 2 La Liga dhe 1 Champions League.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"