Mavraj: Humbja është normale kur vrapon gjithë kohën pas topit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2016 | 23:23

Mavraj: Humbja është normale kur vrapon gjithë kohën pas topit

Mërgim Mavraj pa pranuar me sinqeritet pas ndeshjes se ndaj Spanjës, ekipi kishte dhënë maksimumin për të mbajtur barazimin 0-0, si objektivin e vetëm të mundshëm ndaj spanjollëve. Mbrojtësi ka pranuar për “SuperSport” gjithashtu se me një lojë të fokusuar tërësisht të mbrojtja duke i lënë kontrollin kundërshtarit, ishte normale që të vinin edhe gabime individuale.

14657817_10209248516762101_1392174142_n

Për humbjen ndaj Spanjës

“Besoj që në përgjithësi, derisa pësuam gol kemi mbrojtur me mish e me shpirt, kemi vrapuar. Ishim kompakt duke e ditur që kundër Spanjës ata krijojnë raste për gol. Në fillimin e lojës, kishim fat, na shpëtoi Etriti. Por pas golit të parë humbëm shpresat, kjo nuk duhet të ndodhë. Kemi dëshmuar në të kaluarën se mund të përmbysim, deri te goli i parë mbrojtëm mirë, edhe mesfusha vrapoi, dha maksimumin. Por për 90 minuta nuk mund të ndalësh lojtarë të tillë”.

Për gabimet individuale

“Këto gabime vijnë vetëm nga cilësia e lartë e kundërshtarit. Duke pasur parasysh se cilësia e tyre nuk krahasohet me tënden dhe duke pasur parasysh se duke vrapuar pas topit, 45 minuta jemi lodhur shumë pa mbajtjen e topit. Aty kuptohet që do vijë rasti i Spanjës dhe lojtarët tonë do gabonin, jo vetëm ne, por të gjithë që nuk mbajnë topin, lodhen më shumë se ata që e mbajnë, është normale që  gabon. Edhe me Lihtenshtejnin kemi gabuar por kundërshtarë nuk kishin cilësi të shfrytëzonin. Sot një gabim që bëmë, na ndëshkuan. Ky është ndryshimi mes skuadrave për titull dhe atyre për mbijetesë”.

Për objektivat në këtë ndeshje

“Ne normalisht në këtë ndeshje nuk futeshim me synim për të fituar. Duke qenë realistë, duhet të themi se nëse mund t’i gëzosh tifozët me kënaqësi, me respekt ndaj vetvetes, ajo është shumë e bukur, shumë e mirë. Këto janë synimet ndaj skuadrave të tilla. Normalisht që në media do themi që do fitojmë, edhe në fushë japim shpirtin për të fituar, për të kënaqur tifozët. Por në këtë ndeshje futesh për të shpëtuar, mundohesh të mbash rezultatin 0-0. Kështu rritet shpresa për të realizuar një ëndërr. Nuk është vetëm cilësia e mundi që vendos ndeshje, por edhe fati. Kur luan me Spanjën, Juve, Bajern, nuk është vetëm mundi yt, por edhe fati. Nëse nuk ke atë fat, nuk e arrin atë sukses”.

Për kthimin me këmbë në tokë

“Sipas meje nuk është e vështirë të kthehesh te realiteti. Sot ishte bonus, po të merrnim pikë apo fitore, ishte ëndërr shumë e madhe. Jemi realistë që kundërshtarët tanë janë të tjerë. Këto janë detyrat tona, shpresoj që me Italinë do të jetë edhe më lehtë, nuk do futemi në fushë si me Spanjën. Por nuk besoj se është një humbje që na godet apo mërzit shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"