Marrin fund vuajtjet e skuadrës së Kategorisë së Parë, inaugurohet fusha e re e stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2022 | 22:46

Marrin fund vuajtjet e skuadrës së Kategorisë së Parë, inaugurohet fusha e re e stadiumit

Klubi i Orikut më në fund mund të kthehet në shtëpi pas disa muajsh vuajtje. Sot është inauguruar fusha e re e stadiumit të skuadrës së Kategorisë së Parë, e cila prej muajsh kërkonte sistemim sa andej e sa këndej si për stërvitje, ashtu edhe për ndeshje, duke u përgatitur e luajtur edhe në anekset e stadiumeve të skuadrave të tjera.

312266987_655984922565611_7257464388258168121_n

Fusha e re në Orikum tashmë do të zgjidhë telashet e klubit, i cili për momentin gjendet në vendin e 9 me 7 pikë në renditjen e Kategorisë së Parë.

oriku

Në inaugurimin e këtij projekti të ri të bërë në bashkëpunim mes FSHF dhe Bashkisë së Vlorës, ishin të pranishëm presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, si dhe figura të njohura të futbollit vlonjat.

308798895_678217000386624_6389285273505622478_n 311864254_1821751378169594_746812419696662272_n 311245633_653227779760613_9021384724886364223_n

inaugurimi_fusha_orikum_uniforma_ime_duka_3-1024x683

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"