Maradonën e shpërfillin në Argjentinë, “El Pibe de Oro” nuk përmbahet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2018 | 21:59

Maradonën e shpërfillin në Argjentinë, “El Pibe de Oro” nuk përmbahet

Diego Armando Maradona duket se është irrituar jashtë mase me gjendjen në të cilën ndodhet ekipi i Argjentinës. Ish-trajneri i “Albiçelestëve” është acaruar akoma edhe më shumë me faktin që askush nuk e përmend emrin e tij as si ish-trajner dhe as si kandidat i mundshëm për stolin e kombëtares.

CP0715-Sp-Diego Maradona-07

Sakaq ai ka reaguar në “Instagram” duke shpërthyer në akuza ndaj mediave sportive. “Sa i përket ekipit kombëtar argjentinas, dua të them se më shqetëson fakti, që disa gazetarë nuk më përfshin në mesin e trajnerëve të mundshëm. Dëgjoja Chavo Fucks, për shembull, dhe ai as nuk më emëronte midis kandidatëve të mundshëm. I Mbaj mend fillimet e tij, kur isha ende duke luajtur dhe duket se tani ai nuk më njeh më. Unë gjithashtu  shpreh keqardhje që nuk jam marrë parasysh nga disa gazeta argjentinase, të cilat flasin për ish-trajnerë të tjerë, por jo për mua. Por, hej, kjo është media sportive që kemi  ne argjentinasit”– përfundon reagimi i legjendës në “Instagram”.

radona asf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"