Maqedonia e Veriut/ Vazhdon dominimi i klubeve shqiptare. Fitojnë Shkëndija e Struga, Shkupi barazon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 17:03

Maqedonia e Veriut/ Vazhdon dominimi i klubeve shqiptare. Fitojnë Shkëndija e Struga, Shkupi barazon

Kanë përfunduar të gjashtë ndeshjet e xhiros së 16-të në PMFL (Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut). Në një ndeshje me shumë raste nga të dyja palët, kampionët e Strugës së drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, mposhtën Vardarin me rezultat 1-3 si mysafir.

Vardar-na-FFM-so-Struga-696x393

Struga kaloi shpejt në epërsi me golat e Zguros dhe Tairit, ku në minutën e 11-të rezultati ishte 2-0 për ekipin e trajnerit Duro. Vardari arriti të shënojë në pjesën e parë që u mbyll me rezultat 1-2. Në pjesën e dytë, Kompaore shënoi për Strugën golin e tretë në minutën e 63-të. Shkëndija e Tetovës fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Rabotniçkit, ku për kuqezinjtë shënuan Shalja dhe Totre. Duhet veçuar goli i Totres, që erdhi pas gabimit katastrofik të Belicës.

Voska ka fituar në transfertë ndaj Tikveshi në shifrat 3-0. Ivanovski me dy gola dhe Spahiu ishin golashënues për Voskën

Makedonja GP Fitoi në shifrat 1-0 ndaj Sileksit, me golin e Fazli në minutën e 84-t. Interesant ishte takimi i luajtur në Strumicë, ku Brera dhe Bregalnica barazuan në shifrat 1-1. Ndërsa Gostivari dhe Shkupi e mbyllën pa gola përballjen mes tyre.

Pas javës së 16-të Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës kryesojnë tabelën e renditjes me nga 32 pikë dhe pas tyre vjen Struga me 30 pikë.

 

REZULTATET – RUNDI 16

 

BRERA – BREGALINICA 1:1

Cvetanoski 40’/Ronaldo 90+4’

GOSTIVAR – SKUPI 0:0

MAKEDINIA GP – SILEX 1:0

Fazli 84’

SHKËNDIJA TETOVË – RABOTNIÇKI 2:0

Shalja 59’ Totre 90+2’

VARDAR – STRUGA TL 1:3

Milosaviç 28’(11-m)/Zguro 6’, Tairi 11’, Kompaore 63’

VOSKA – TIKVESH 0:3

Ivanovski 26’, 80’, Spahiu 76’

maqed

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"