Mania e të huajve, ja bilanci në epokën “Duka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 20:15

Mania e të huajve, ja bilanci në epokën “Duka”

Shqipëria ka që në vitin 2002 që drejtohet nga trajnerë të huaj, teksa në epokën e Armand Dukës, i pari i huaj që mbërriti në Shqipëri ishte Xhuzepe Dosena. Italiani e mbylli shumë shpejt aventurën e tij, teksa u largua pas tre muajve dhe dy ndeshjeve të drejtuara, barazimin me Zvicrën 1- 1 dhe humbjen 4-1 në Rusi, sa u përket ndeshjeve në kualifikueset e “EURO 2004”.

-800-0-61ee4aa13aeb2

HANS PETËR BRIGEL-Gjermani qëndroi për tri vite në stolin kuqezi dhe debutoi me një fitore 3-1 ndaj Rusisë në kualifikueset e “EURO 2004”. Në katër ndeshjet e zhvilluara brenda në shtëpi, ai nuk pësoi humbje, me një bilanc 2 fitore, 2 barazime dhe katër humbje dhe në fund Shqipëria u rendit e katërta në grup me 8 pikë, pas Zvicrës, Rusisë dhe Irlandës, duke lënë poshtë Gjeorgjinë. Ndërkohë, Brigel vazhdoi të udhëhiqte kuqezinjtë edhe në kualifikueset e Botërorit 2006. Në një grup me 7 skuadra, gjermani e përfundoi me një bilanc prej 4 fitoresh, një barazimi dhe 7 humbjesh, duke u renditur në vendin e pestë, poshtë Ukrainës, Turqisë, Danimarkës dhe Greqisë, ndërkohë poshtë la Gjeorgjinë dhe Kazakistanin.

OTO BARIÇ- Pas Brigelit, në drejtim vjen i ndjeri, Oto Bariç. Kroati qëndron vetëm për eliminatoret e “EURO 2008”. Ai e mbyll në vendin e pestë me 11 pikë, 2 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje, me golavarazh 12-18 dhe u renditur poshtë Rumanisë, Holandës, Bullgarisë dhe Bjellorusisë dhe poshtë mbetën Sllovenia dhe Luksemburgu. Pas humbjes turpëruese 6-1 me Rumaninë, Bariç largohet nga stoli i Shqipërisë.

ARI HAN- Në dhjetor të 2007-ës holandezi merr timonin me një kontratë dyvjeçare dhe përpara ishin kualifikueset e Botërorit 2010. Kombëtarja bën një prezencë tepër të dobët duke fituar vetëm një ndeshje. Sërish të pestët në grup, por me vetëm 7 pikë. Bilanci i Han: 1 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Golavarazhi: 6-13 dhe pozicionim në grup pas Danimarkës, Portugalisë, Suedisë dhe Hungarisë. Poshtë u la vetëm Malta. Pas këtij zhgënjimi Han e mbyll me Kombëtaren shqiptare.

JOSIP KUZHE- Armand Duka sjell në krye Josip Kuzhenë, me objektivin e kualifikimit në “EURO 2012”, por Shqipëria nuk i ndahet vendit të pestë në grup. Dy fitore, tri barazime dhe pesë humbje është bilanci i Kuzhesë, që e rendit ekipin kombëtar pas Francës, Bosnjës, Rumanisë dhe Bjellorusisë dhe sipër Luksemburgut.

XHANI DE BIAZI- Kualifikueset e Botërorit “Brazil 2014” e gjetën Shqipërinë me italianin Xhani de Biazi në krye. Ai arrin tri fitore, dy barazime dhe pesë humbje, me golavarazh 9-11. Vendi i pestë sërish pas Zvicrës, Islandës, Sllovenisë dhe Norvegjisë, vetëm sipër Qipros. Në vazhdim, De Biazit iu besua edhe kualifikimi në “EURO 2016”, gjë të cilën e arriti. I renditur në vendin e dytë, pas Portugalisë dhe në total 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje dhe 10 gola të shënuar e 5 të pësuar. Në “EURO 2016”, ai nuk e kaloi dot grupin, teksa u mposht 1-0 me Zvicrën, 2-0 me Francën dhe një fitore 1-0 me Rumaninë. Më tej në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria e mbyll e treta, për herë të parë në histori. Gjithsej 14 pikë, me 4 fitore, një barazim dhe 5 humbje, duke mbetur poshtë Spanjës dhe Italisë.

KRISTIAN PANUÇI- Në 2017-ën italiani merr drejtimin dhe e nis me Ligën e Kombeve 2018-2019, ku e mbyll e fundit me një fitore dhe tri humbje në grup me Skocinë dhe Izraelin. Në kualifikueset e “EURO 2020”, Panuçi do të shkarkohej pas humbjes 0-2 në shtëpi me Turqinë.

EDI REJA- Një tjetër italian si Edi Reja do të vinte pas Panuçit. Ndeshjen me Andorrën e drejton Ervin Bulku, ndërsa më pas nga Islanda në “EURO 2020” do të niste epoka e Rejës. Në vendin e katërt, me 3 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje, duke u renditur poshtë Francës, Turqisë dhe Islandës. Në vazhdim Reja ngjitet nga Liga C në B, në Ligën e Kombeve, duke u renditur i pari me 11 pikë, 3 fitore, dy barazime dhe një humbje. Më pas do të vinte Kupa e Botës 2020, ku italiani merr një rekord pikësh me Shqipërinë, plot 18, por pa arritur të kualifikohet, edhe pse fitoi 6 ndeshje, nuk barazoi asnjë dhe humbi 4, me golavarazh 12-12, por sipër u renditën Polonia dhe Anglia, ndërsa poshtë Hungaria, Andorra dhe San Marino. Turneu i fundit i 77-vjeçarit do të ishte Liga e Kombeve 2022, ku me tri ekipe dhe Rusinë e përjashtuar, ai merr vetëm dy barazime dhe dy humbje duke e mbyllur i fundit.

NZBXCBX

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"