Manaj bën shqiponjën: Krenar që jam Shqiptar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2015 | 21:41

Manaj bën shqiponjën: Krenar që jam Shqiptar!

rei-manajSulmuesi kuqezi i Kremonnezës, Rei Manaj ndjehet krenar i të qënurit Shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, 18-vjeçari ka publikuar një foto teksa ka realizuar simbolin e famshëm të shqiponjës me duar.

Manaj shkruan :

“Mendoj që kush ndryshon origjinën, nuk është i denjë të duhet nga vendi i tij, dhe unë jam krenar që më duan të gjithë vendet, sepse i dua të gjithë. Shqipërinë e kam në zemër për të jap jetën”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"