“Lushnja duhet vlerësuar”, Bruno Telushi: Elbasani nuk e ul ritmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 13:04

“Lushnja duhet vlerësuar”, Bruno Telushi: Elbasani nuk e ul ritmin

Elbasani-Lushnja ësh të programuar të lu het në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, për t’u dhënë mundësi tifozëve të jenë të shumtë në numër. Mesfushori i verdhebluve, Bruno Telushi, kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen me Lushnjën, në mënyrë që të marrin tri pikët në shtëpinë e tyre.

telushi

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, 33-vjeçari e konsideron si një ndeshje radhe. “Për ne Lushnja është një ndeshje e radhës, që si gjithnjë do ta vlerësojmë maksimalisht për të marrë tri pikët. Duhet të vijojmë ecurinë e mirë që kemi dhe të mbajmë vendin e parë. Pavarësisht barazimit me Kastriotin që na mërziti paksa, ne duhet të shohim para. Në këtë ndeshje do të kërkohet me patjetër fitorja dhe do japim 100%-shin tonë për të marrë maksimumin”, u shpreh fillimisht një nga lojtarët më me eksperiencë të elbasanasve.

KEQARDHJA – Edhe pse Elbasani u ndal në një barazim javën që lamë pas, sërish nuk e humbi vendin e parë, pas ndalesës së Bylisit. Telushit i vjen keq që nuk e thelluan më tej diferencën dhe të përfitonin, por e pranon që përballë kishin një kundërshtar të fortë si krutanët. “Na vjen keq që nuk u shkëputëm më shumë në krye me barazimin në Krujë. Por edhe ajo ndeshje nuk ishte e lehtë. Ndonëse duhet të tregoheshim paksa më të zgjuar dhe më të ftohtë në disa momente dhe ta kishim fituar përballjen”, vijoi më tej deklaratën e tij për gazetën Bruno Telushi.

RITMI – Ndoshta me Superioren në “xhep” të gjithë mendojnë se verdheblutë mund të ulin ritmin, por Telushi thekson se kjo gjë nuk ndodh në një ekip si Elbasani. Ata vazhdimisht duan të tregojnë veten dhe nuk ndikohen nga renditja apo kundërshtarët. “Ne nuk i kemi parë asnjëherë kundërshtarët tanë. Edhe kur kemi qenë në vend të dytë, edhe tani në të parin. Të shkëputur ose jo, kemi parë vetëm punën tonë. Vazhdimisht mundohemi të rregullojmë ato gabimet tona dhe të bëjmë sa më shumë gjëra të mira. Kjo është ajo gjëja plus që ndodh me ekipin tonë”, u shpreh vlonjati i verdhebluve.

SUPERIORJA – Një pjesë e mirë e opinionit sportiv në Elbasan kanë theksuar se ekipi duhet të mendojë që tani për Superioren, por Telushi nuk merr “kompetenca” që nuk i takojnë. “Është një pyetje që më tepër i takon stafit apo drejtuesve të merren me këtë pjesë. Ne lojtarët thjesht luajmë në fushë, bëjmë punën tonë. Gjithsesi, ndoshta është diçka që duhet menduar dhe do jetë diçka e mirë ta shohësh që tani këtë gjë”, mbylli prononcimin e tij për gazetën lojtari i Elbasanit.

elb

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"