“Lushkja ka mbyllur sezonin”, Shehi para Laçit: Pas Partizanit nuk fola me skuadrën, të marrim frytet e gjithë vitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 22:20

“Lushkja ka mbyllur sezonin”, Shehi para Laçit: Pas Partizanit nuk fola me skuadrën, të marrim frytet e gjithë vitit

Tirana do të përballet me Laçin për ndeshjen e javës së 34 të “Abissnet Superiore”. Në prag të këtij takimi, para mediave ka folur trajneri i bardhebluve Orges Shehi i cili analizoi ndeshjen e nesërme dhe foli për gjendjen e skuadrës.

shehi

Laçi? Është përballja e radhës, e vështirë pasi ka edhe 3 javë. Do të jetë kalendar i ngjeshur. Laçi është përballja e parë dhe një skuadër konkurruese e kanë një trajner me shumë eksperiencë e të aftë.

Një nga ato lojtar që ishte idhull te Laçi, Lushkja, fatkeqësisht deri në fund të sezonit nuk do të jetë i gatshëm pasi u dëmtua në ndeshjen me Partizanin. Lojtarët shqiptare që kanë disa vite këtu edhe lëvizin nga një skuadër në tjetër dhe nuk mendoj që ka sfidë pa ish-ë brenda. Secili përqendrohet te skuadra ku është për të bërë më të mirën për momentin duke mos menduar për të shkuarën apo të ardhmen.

Mungesat? Mungon Lushkja dhe Gjumsi për kartonë. Na kthehen Hila dhe Hasani e përveç atyre që dihen, kjo është gjendja e skuadrës.

Fjala pas derbit? Pas derbit nuk është se kam hyrë në dhomat e zhveshjes me skuadrën por kam qëndruar me stafin. Nuk kisha fjalim sepse doli barazim. Të nesërmen dolëm në stërvitje sepse është ndeshja tjetër dhe nuk duhet të mendojmë për çfarë jemi por për çfarë kemi. Nuk kemi kohë të merremi me çfarë ka kaluar.

Kalendari? Është u vështirë për të gjithë sepse të gjitha skuadrat kanë objektiva. Nuk di që ndonjë skuadër të ketë marrë kaq pikë sa vendet e fundit. nuk ka favorizime në kalendar por kemi përqendrim te ndeshja e radhës.

Presioni? Nuk duhet të biem pre e presionit. Nuk mendoj që duhet të biem pre e presionit dhe nuk mendoj që ndikon. Tek mua jo e jo sepse eksperienca dhe karriera e luajtur, ka pasur shumë momente dhe të ndihmojnë për të pasur një mesatare të duhur të dozës emocionale. Kur nuk vihem unë në presion edhe skuadra këtë duhet të bëjë, nuk ka pse të futet në presion.

Kemi ardhur këtu me meritë të plotë, me sakrifica të mëdha dhe për këto 10 ditë marrim frytet e gjithë vitit. Këto ditë na duhet përqendrim, pushim sepse ndeshjet janë afër dhe lodhja bën të vetën. Kontigjentin nuk e kemi shumë të madh për të bërë rotacione dhe kur vjen lodhja humbet edhe përqendrimi. Duhet të futemi në fushë me përqendrim maksimal për të marrë maksimumin dhe ditët e tjera për të relaksuar skuadrën dhe për të përgatitur të tjerat”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"