Lukaku sjell pakënaqësi te Belgjika, vendimi i trajnerit bën që Kortua të braktisë kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 15:50

Lukaku sjell pakënaqësi te Belgjika, vendimi i trajnerit bën që Kortua të braktisë kombëtaren

Romelu Lukaku mori shiritin e kapitenit në ndeshje eliminatore të Europianit, aty ku skuadra e Belgjikës barazoi 1-1 ndaj Austrisë. Sulmuesi belg arriti të shënonte edhe golin e barazimit me shirit në krah, por vendimi i trajnerit ka lënë të pakënaqur portierin.

lukaku

Në mungesë të Kevin de Bryjn, trajneri Domeniko Tedesko gradoi sulmuesin e Interit si kapiten, e kjo ka prekur jo pak Tibo Kortuan që ka vendosur të largohet nga skuadra kombëtare para ndeshjes që Belgjika kishte me Estoninë. Nga vetë Federata, nuk ka asnjë reagim por mediat belge bëjnë me dije se bëhet fjalë për pakënaqësi.

Megjithatë, vetë trajneri i kishte premtuar se do të jetë kapiten ndaj Estonisë, por portieri duket se nuk ka ndryshuar vendim dhe është larguar nga hoteli, duke lënë të vetme skuadrën dhe ndaj Estonisë, me shumë gjasa do të luajë portieri i dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"