Luiza Gega nuk ndalet, vendos rekord të ri kombëtar në Maratonën e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2022 | 14:08

Luiza Gega nuk ndalet, vendos rekord të ri kombëtar në Maratonën e Tiranës

Luiza Gega ka fituar Maratonën e Tiranës duke vendosur një rekord të ri kombëtar.

luiza gega

Atletja shqiptare theu rekordin e saj, 70 minuta e 58 sekonda, teksa kësaj radhe e bëri për 70 minuta e 18 sekonda, me një diferencë të madhe prej 40 sekondash.

“Nuk di të them a ka kënaqësi më të bukur dhe emocion më të madh të garosh në vendin tënd. Gjithë rrugës ka njerëz që brohorasin. Unë sot kam thyer një rekord të ri kombëtar në gjysmë-maratonë. Nuk është se u përgatita por e pash që ishte e mundur dhe provova ta arrija. Vazhdoj të jem në top formë dhe këtë vit do ta mbaj mend gjatë”, ishin fjalët e Luiza Gegës në prononcimin e saj për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"