Luftëtari prezanton trajnerin e ri dhe nis përgatitjet, gjirokastritët marrin premtimin financiar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2023 | 11:49

Luftëtari prezanton trajnerin e ri dhe nis përgatitjet, gjirokastritët marrin premtimin financiar

Luftëtari ka nisur nga puna për sezonin e ri. Klubi gjirokastrit ka prezantuar trajnerin Edmond Dalipi, teksa në sezonin e ri do të synohet ngjitja në Kategorinë e Parë.

luftetari

Vetë kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka premtuar mbështetje financiare për klubin gjirokastrit që tashmë ka nisur stërvitjet. Dalipi ka zbritur ditën e djeshme për herë të parë në fushë me skuadrën e re.

“Nisim për Luftëtarin sezonin e ri sportiv tashmë nën drejtimin e Edmond Dalipit. Besimplotë për ndeshje cilësore dhe me ambicien për ta rikthyer skuadrën bluzi në elitën e futbollit shqiptar. Po mbështesim financiarisht me investime, infrastrukturën e duhur jo vetëm futbollin por edhe zhvillimin e sporteve të tjera dhe aq më tepër përfshirjen e të rinjve në ekipet sportive. Suksese”, shprehet Golemi.

golemi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"