Lorente drejt Juves, nuk do rinovojë me Atletik Bilbao

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 8:30

Lorente drejt Juves, nuk do rinovojë me Atletik Bilbao

E thotë këtë gjë vetë presidenti i klubit bask, duke përforcuar zërat e merkatos së kësaj vere se ndërkombëtari i Spanjës mund të lëvizë drejt ndonjë destinacioni të ri, ndoshta te Juventusi. Në funksion të këtij qëllimi, si duket sulmuesi shtatlartë iberik ka vendosur të mos e zgjasë marrëveshjen e tij me Bilbaon. Marrëveshja aktuale e sulmuesit 27-vjecar do të skadojë në fund të sezonit 2012-2013, ndërsa baskët duken të etur për ta mbajtur ndërkombëtarin spanjoll edhe përtej datës së skadimit të kontratës së tij. Megjithatë, Lorente ka vënë në dukje qasjen e tij për një transferim diku tjetër, dhe nuk do ta zgjasë kontratën me finalistët e “Europa League” dhe “Copa del Rey” të sezonit të shkuar.
“Lorente na ka thënë se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën e tij me klubin, – ka zbuluar presidenti i Atletik Bilbaos, Urrutia, në një konferencë shtypi. – Në rast se Lorente largohet nga klubi, ne do të nënshkruajmë me një tjetër sulmues. Unë mund të them se të gjitha klubet që dëshirojnë të nënshkruajnë me një nga lojtarët tanë, duhet ta kenë të qartë se nuk i kemi nxjerrë në shitje. Ata do të duhet të paguajnë dëmshpërblimet përkatëse, të parashikuara si klauzola në kontratat e lojtarëve.”
Funjavën e kaluar u tha se Juventusi ka paraqitur një ofertë prej 16 milionë eurosh te klubi bask për Lorenten, ndërkohë që shanset e kampionëve të Seria A për të afruar një sulmues potent duket të jenë rritur pas vendimit të Lorentes, për të mos rinovuar me Bilbaon.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"