Liga e Konferencës / Totenhemi i Kontes fiton mes telasheve, Roma dështon përsëri përballe Bodo (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 22:58

Liga e Konferencës / Totenhemi i Kontes fiton mes telasheve, Roma dështon përsëri përballe Bodo (VIDEO)

Ndeshjet e darkës në Ligën e Konferencës kanë sjellë duelin e parë të Antonio Kontes në drejtimin e Totenhem dhe fitoren e parë të tij. Por ajo nuk ishte pa telashe.

LIGA E KONFERENCES

Totenhem shkoi në 3-0 ndaj Viteses, por pastaj pësoi dy gola dhe pa Romeron të ndëshkohej me të kuq, duke rrezikuar shumë në minutat e mbetur të sfidës, që u mbyll më pas edhe me dy kartonë të kuq nga miqtë.

Ndërkohë, Roma e Murinjos ndalet përsëri nga Bodo/Glimt e Norvegjisë, e cila barazoi me shifrat 2-2 në Itali, duke qenë dy herë në avantazh ndaj italianëve. Ata rrezikuan deri në fund të sfidës por nuk arritën të siguronin fitoren edhe pse në fushë ishin titullarët.

REZULTATET

Roma-Bodo/Glimt 2-2
54′ El Sharaui, 84′ Ibanez / 45’+1′ Solbaken, 65′ Bothaim


Slavia Pragë-Makabi Haifa 1-0
49′ Kushta

Union Berlin-Fejnord 1-2
41′ Timer / 15’ Sinisterra, 72′ Desers

PAOK-Kopenhagë 1-2
8’ Zivkoviç / 35′ Ankersen, 50′ Biel

Ren-Mura 1-0
76′ Bade

Totenhem-Viteshe 3-2
15’ Son, 22′ Lukas Mura, 28′ (ag) Rasmusen / 32′ Rasmusen, 39′ Bero


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"