LIGA E KONFERENCËS/ Finale e parakohshme në Holandë, Lila e Zhegrovës shkon në Austri. Ja të gjitha duelet e 1/8-ave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 18:21

LIGA E KONFERENCËS/ Finale e parakohshme në Holandë, Lila e Zhegrovës shkon në Austri. Ja të gjitha duelet e 1/8-ave

Ashtu si Liga e Europës, edhe Liga e Konferencës ka mësuar sot fazën e 1/8-ave, me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, duke rezervuar duele emocionuese.

liga e konferences

Sfida që spikat është ajo mes Ajaksit dhe Aston Vilës, me dy skuadra pretendente për ta fituar trofeun këtë sezon.

Duel i lehtë për Fiorentinën që do të ndeshet me Makabi Haifan, ndërsa Lila e Zhegrovës do të ketë përballë austriakët e Shturm Graz.

Olimpiakosi do të ndeshet me izraelitët e Makabi Tel-Aviv, ndërsa Fenerbahçe do të ketë një sfidë të vështirë me belgët e Rojal Union.

Duelet e tjera janë: Serevete-Viktoria Plzen, Molde-Klub Bryzh dhe Dinamo Zagreb-Paok.

SHORTI:

OLIMPIAKOS – MAKABI T.A.

MAKABI HAIFA – FIORENTINA

SHTURM GRAZ – LILË

DINAMO ZAGREB – PAOK

ROJAL UNION – FENERBAHÇE

MOLDE – KLUB BRYZH

AJAKS – ASTON VILA

SERVETE – VIKTORIA PLZEN

KOKA GRUPI

ASTON VILA

KLUB BRYZH

FENERBAHÇE

FIORENTINA

LILË

MAKABI T.A.

PAOK

VIKTORIA PLZEN

Shënim: Koka grupi janë skuadrat që janë kualifikuar të parat në fazën e grupeve të turneut.

JO KOKA GRUPI

MAKABI HAIFA

AJAKS

DINAMO ZAGREB

SERVETE

ROJAL U.

OLIMPIAKOS

MOLDE

SHTURM GRAZ

Shënim: Jo koka grupi janë skuadrat që janë kualifikuar nga fazat “play off”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"