Liga e Kampionëve/ Shahtjor Donetsk “dush të ftohtë” Realit, një shqiptar realizon dopietë në Moskë. Ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 20:53

Liga e Kampionëve/ Shahtjor Donetsk “dush të ftohtë” Realit, një shqiptar realizon dopietë në Moskë. Ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

Shahtjor Donetsk ka shtangur për herë të dytë Realin e Madridit duke e mposhtur sërish, kësaj here me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e zhvilluar në orën 18:55 në Ukrainë. Dentinjo dhe Solomon ishin autorët e golave për Shahtjorin, që kanë futur fuqishëm në garë për kualifikim skuadrën ukrainase.

uefa_champions_league_draw_-_2019_2020

Rezultat surprizë edhe në sfidën tjetër mes Lokomotivës së Moskës dhe Salcburgut. Ishin austriakët ata që triumfuan me rezultatin 1-3, ku protagonist absolut ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha që realizoi dopietë.

REZULTATET: 

Shahtjor Donetsk – Real Madrid 2-0

Dentinjo 57′ , Solomon 83′ 

Lokomotiv M. – Salzburg 1-3

Mirançuk 78′ (p) / Mërgim Berisha 28′ , 41′ , Adejemi 81′ 


FORMACIONET ZYRTARE:

Shahtjor Donetsk – Real Madrid 18:55

Shakhtar5

Lokomotiv M. – Salzburg 18:55

Lokomotiva

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"