LIGA E EUROPËS/ Junajtid dhe Roma dhurojnë spektakël, Union Berlini i jep leksion Ajaksit. Shikoni të gjitha rezultatet dhe golat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 23:08

LIGA E EUROPËS/ Junajtid dhe Roma dhurojnë spektakël, Union Berlini i jep leksion Ajaksit. Shikoni të gjitha rezultatet dhe golat (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, katër duelet e kthimit të vlefshëm për raundin e 1/16-ave të Ligës së Europës, ku nuk munguan surprizat.

 

europa-league-trophy_146zz840mgbka13bi1mw6wro5q

Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te supersfida mes Junajtid dhe Barcelonës, që përfundoi me triumfin 2-1 të “Djajve të Kuq”, falë përmbysjes në pjesën e dytë. Skuadra e Ten Hag, arriti kështu të siguronte një biletë për më tej.

Ndërkohë paraqitje dinjitoze edhe për Romën e Murinjos, që mposhti me rezultatin 2-0, Salcburgun. Italianët nxorrën të pavlefshme kështu humbjen në ndeshjen e parë, duke vijuar më tej aventurën.

Festë edhe në Gjermani, ku skuadra e Union Berlinit, i dha një leksion të vërtetë Ajaksit, duke e mposhtur me rezultatin 3-1 dhe duke e eliminuar me meritë.

Për sa i përket duelit tjetër mes Ren dhe Shakhtar Donjetsk, ky takim shkoi në shtesa, pasi të dy duelet prodhuan rezultatin 1-0. Ndërkohë ishin ukrainasit që u kualifikuan për më tej duke u treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

REZULTATET:

FT: REN-SHAKHTAR DONJETCK 1-0 (1-2)

Toko Ekambi 52′

FT: MANÇESTER JUNAJTID-BARCELONA 2-1 (2-2)

Fred 47′, Antoni 73′ / Levandovski 18′ (p)

GOLI I ANTONI:

GOLI I FRED:

GOLI I LEVANDOVSLIT:

FT: ROMA-SALCBURG 2-0 (0-1)

Beloti 33′, Dibala 40′

GOLI I DIBALËS:

GOLI I BELOTIT:

 

FT: UNION BERLIN-AJAKS 3-1 (0-0)

Knoçe 20′ (p),  Juranoviç 44′, Doekhi 50′/ Kudus 47′

FORMACIONET ZYRTARE

MANÇESTER JUNAJTID-BARCELONA (2-2)

sdfsdfsdfdsdffsdffsd

ROMA-SALCBURG (0-1)

sadsadsasdaddddsdas

REN-SHAKHTAR DONJETCK (1-2)

sdfsdfsdfsdsdfffff

UNION BERLIN-AJAKS (0-0)

sadsadsadsaddssdad

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"