LIGA E EUROPËS/ Ikardi dhe Lukaku bëhen shpëtimtarë për skuadrat e tyre, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 20:45

LIGA E EUROPËS/ Ikardi dhe Lukaku bëhen shpëtimtarë për skuadrat e tyre, mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Mauro Ikardi dhe Romelu Lukaku kanë qenë protagonistë në ndeshjet e sotme të Ligës së Europës, teksa kanë shpëtuar skuadrat e Gallatasarajit dhe Romës nga rezultate që mund të komplikonin kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne.

EUROPA LEAGUE

Ikardi ka qenë vendimtar në fitoren 3-2 të Gallatasarajit teksa ka shënuar në shtesë golin e fitores për skuadrën e tij përballë Spartës së Pragës, në ndeshjen ku Qazim Laçi ishte titullar me ekipin çek.

Ndërsa Lukaku shënoi golin e barazimit 1-1 të Romës në fushën e Fejnord, duke shmangur një humbje për ekipin italian ndaj rivalëve holandezë me të cilët është përballur vazhdimisht në sezonet e fundit.

Sporting Lisbona ka hedhur një hap të sigurt drejt turit tjetër duke mundur 3-1 Jang Bojs në Zvicër. Gjithçka mbetet e hapur mes Shakhtar Donjetck dhe Olimpik Marsejës pas barazimit 2-2.

 

REZULTATET 

Jang Bojs – Sporting Lisbonë 1-3
43′ Ugrinic / 32′ (ag) Amenda, 40′ (p) Gyokeres, 49′ Inacio

Shakhtar Donjetck-Olimpik Marsejë 2-2
68′ Matvilenko, 90’+3′ Eguinaldo / 64′ Obamejang, 90′ Ndiaje

Gallatasaraj-Sparta Pragë 3-2
19′ Demirbaj, 61′ (ag) Krejçi, 90’+1′ Ikardi / 47′ Preciado, 65′ Kushta

GOLI I DEMIRBAJ (VIDEO)

GOLI I PRECIADO (VIDEO)

AUTOGOLI I KREJCI (VIDEO)

GOLI I KUSHTA (VIDEO)

GOLI I IKARDIT (VIDEO)

Fejenord-Roma 1-1
45’+1′ Paiksao / 67′ Lukaku

GOLI I LUKAKUT (VIDEO)

GOLI I PAIKSAO (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Jang Bojs – Sporting Lisbonë

fgfgfdggdfdfgfg

Shakhtar Donjetck-Olimpik Marsejë

fdgffggddg

Gallatasaraj-Sparta Pragë

sadsadsadsadsadsad

Fejenord-Roma

sdffsdsdfsdfsdfdfssdffs

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"