“Liderët e skuadrës duhet të menaxhojnë më mirë situatat”, Dede kritikon lojtarët: Kanë emër e CV, duhet të na bëjnë të fitojmë pa stres

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 20:43

“Liderët e skuadrës duhet të menaxhojnë më mirë situatat”, Dede kritikon lojtarët: Kanë emër e CV, duhet të na bëjnë të fitojmë pa stres

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, nuk i ka shmangur kritikat ndaj skuadër së tij pas barazimit 1-1 ndaj Flamurtarit. Duke folur pas sfidës, ai theksoi se ekip vazhdonte e shfaqte të njëjtat probleme si në ndeshjet e mëparshme.

bandicam 2024-02-04 17-00-42-351

“Nuk menaxhuam dot lojën, e kishim nën kontroll. Nuk vuanim me 11, filluam të vuanim me 10. Ka momente që skuadra harron që duhet të dyluftojë deri në fund. U munduam të japim maksimumin, por në momente delikate të ndeshjes, kur jemi në numër më të madh lojtarësh e superioritet numerik, edhe në fazën mbrojtëse, ne prapë shfaqim disa probleme ku në një nga ato pësuam golin. Edhe kundërsulmi pastaj, mendoj se humbasim logjikën në moment të caktuar.

Një skuadër që nuk menaxhon dot rezultatin. Kemi qenë me Bylisin në avantazh e u barazuam e u kaluam. Janë situata ku individë të caktuar, apo liderë të skuadrës, duhet të menaxhojnë më mirë. Ata mundohen të bëjnë më të mirën, por ne pësojmë gol në çdo ndeshje dhe ky është fakt, është shumë evidente. Nuk interpretuam në rregull. Përballë kishim Flamurtarin që ka cilësi e kualitet, duhej të bënim më mirë me futjen e Shkurtajt, i dhamë shumë liri për të marrë topin dhe për të tërhequr skuadrën. Ne duhet të vazhdojmë e punojmë, të përmirësojmë gabimet që shfaqim.

Në momente të caktuara lojtarët me shumë eksperiencë duhet të menaxhojnë më mirë, të jem i sinqertë prisja një interpretim më të mirë nga zëvendësimet. As Bobi dhe as Hoxhaj nuk arritën dot të futen në lojë, edhe kontakti me topin ishte gati inekzistent. Janë raste që ndodhin, më vjen keq që pësojmë atë gol, ne duhet të menaxhojmë më mirë, me eksperiencën e ndërtimin e kësaj skuadre, të paktën ne nuk duhet të vuajmë.

Mendoj që në çdo skuadër, sidomos në futbollin shqiptar presioni është evident e duhet të jesh gjithmonë fitues. Që të them se duhet kohë, nuk duhet të them, se kanë aq eksperiencë sa duhet të na bëjnë të fitojmë e jemi krenarë në një ndeshje duke e fituar pa emocion të madh e stres të madh. Gjithsesi ne jemi brenda objektivave, pritshmëritë janë shumë të mëdha, edhe unë si trajner për djemtë me emrin dhe CV-në që kanë. Por në momentin që po flasim, Bylisi po bën më mirë. Ka situata ku ne duhet të shprehemi më mirë.

Nuk është se kemi bërë një hap shumë të madh të gabuar, deshëm të fitonim të kënaqnim njerëzit. Ne jemi brenda çdo lloj objektivi, duhet të rrimë me kokën lart, në këtë garë nuk kemi dalë kurrë pa pësuar gol, por siç edhe pësojmë.

Në 200 ndeshje ndoshta edhe do kisha dëshirë të kënaqesha më shumë por komplimentoj djemtë për sa patën mundësinë të japin. E mira nuk ka fund, por ka raste që edhe e keqja nuk ka fund”, tha Dede për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"