Leva merr komandën te Barça, organizon një darkë reflektimi me ekipin. Stafi dhe Ksavi nuk marrin pjesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 10:56

Leva merr komandën te Barça, organizon një darkë reflektimi me ekipin. Stafi dhe Ksavi nuk marrin pjesë

Në dhomat e zhveshjes së Barcelonës situata nuk është ndër më të mirat. Veçanërisht pas humbjes së fundit në La Liga 3-5 kundër Vijarrealit që solli dhe deklaratën e fortë të trajnerit Ksavi që lajmëroi largimin nga stoli blaugrana në fund të sezonit.

leva

Përballë kësaj situate, lojtarët kanë vendosur të shtrëngojnë radhët dhe të organizojnë një mbledhje mes tyre për të analizuar gjithçka dhe për të reflektuar mbi situatën. Kanë qenë veteranët e Barcelonës, me në krye Robert Levandovskin, nismëtar të kësaj mbledhjeje. Siç raportojnë mediat spanjolle, ka qenë sulmuesi polak që ka ftuar për drekë disa nga lojtarët kryesorë në skuadër për të gjetur formulën për të dalë nga kjo situatë problematike që po kalon ekipi.

Futbollistët që në fillim kanë marrë përsipër faktin se kanë shumë faj për rezultatet e dobëta dhe lojën jo bindëse. Në fakt, shumë nga golat e pësuar janë për shkak të gabimeve të rënda individuale. Lojtarët kanë qenë vetëkritikë, sidomos pas rezultateve të fundit negative, dhe janë penduar për situatën sportive.

Dreka ka pasur për qëllim që lojtarët të forcojnë lidhjet mes tyre dhe të forcojnë përkushtimin për të ndryshuar rrjedhën e sezonit. Ata janë “betuar” që të tregojnë më të mirën e mundshme në La Liga dhe Champions League. Në La Liga ata synojnë të arrijnë një ndër katër vendet e para, ndërkohë që objektivi në Champions është për të shkuar sa më larg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"