Letra prekëse për Astorin: Kënaqësi që luajtëm bashkë, do shihemi sërish për një gotë verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2018 | 20:24

Letra prekëse për Astorin: Kënaqësi që luajtëm bashkë, do shihemi sërish për një gotë verë

Vdekja e papritur e Davide Astorit ka prekur shumë njerëz nga bota e futbollit, miq të lojtarit dhe jo vetëm.

Një ndër ta është edhe mbrojtësi serb i Chievos, Nenad Tomoviç, që ka luajtur për dy sezone me Astorin te Fiorentina.

davide-astori

“Davide, miku im…

Ka shumë pak gjëra për të thënë.

Ke qenë një person special.

Ka qenë kënaqësi të luaja krah teje dhe të isha miku jot.

Davide, ishe një nga personat më inteligjentë që kemi parë.

Dua të them se do shihemi sërish dhe do të marrim nga një gotë verë së bashku.

Do të më pëlqente vërtetë që ti të më prisje, kur të vijë momenti im.

Mbi të gjitha ti”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"