Legjenda Roberto Baxho: Loja dhe Lautaro, sekretet e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 23:49

Legjenda Roberto Baxho: Loja dhe Lautaro, sekretet e Interit

Roberto Baxho flet shumë rrallë. Legjenda italiane ka analizuar sezonin e Interit duke thënë se ka qenë fantastik dhe Inzagi ka dominuar për 2 arsye. Ai zgjedh lojën dhe Lautaro Martinezin si sekretet e kësaj ecurie fantastike.

7ddaf8826ba68e41d7cd744ccb48dde1

“Unë e kam ndjekur Interin dhe ka qenë një skuadër që i ka dominuar të tjerat që nga fillimi i sezonit deri tani. Kanë bërë gjithçka shumë mirë dhe kjo është arritur falë lojës së jashtëzakonshme.

Lautaro Martinez më ka pëlqyer shumë sepse ka qenë realisht një lider dhe kapiten i vërtetë për të udhëhequr formacionin. Titulli është çështje kohe dhe kam besim që do të mbyllet shumë shpejt. Mëkati i madh ishte eliminimi nga Champions-i, por në futboll ndodhin këto gjëra”, ka thënë “bishtaleci”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"