Largohet një brazilian, formacioni i mundshëm i Kukësit përballë Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 9:12

Largohet një brazilian, formacioni i mundshëm i Kukësit përballë Tiranës

I fundit që largohet nga skuadra e Kukësit para kohe është sulmuesi Aleksandro Talento, i cili u afrua në merkaton e janarit nga ekipi i Tomorit.

Kukesi

Mësohet se ai ka prishur me mirëkuptim kontratën me klubin. Më herët nga skuadra është larguar edhe Rajan Felipe dhe Karlos Rivas, të cilët mbyllën para kohe marrëveshjen që kish in me Kukësin. Sa i përket mesfushorit Abdou Mbarak ai është larguar momentalisht nga skuadra dhe e ka mbyllur sezonin për arsye dëmtimi. Por, gjasat janë që Kukësi ta mbajë edhe për vitin e ardhshëm dhe vijon aktualisht të jetë pjesë e klubit.

kuk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"